Zululand me Enkel Demin: Nuk jam homofob por propagandën nuk e dua. Nano: Jam kundër martesave, por edhe kundër homofobëve

Zululand me Enkel Demin: Nuk jam homofob por propagandën nuk e dua. Nano: Jam kundër martesave, por edhe kundër homofobëve

Të jep përshtypjen se është një homofob, por nuk është i tillë, pavarësisht se nuk është pro propogandës që bën ky komunitet në kryeqytet. Ky është Enkel Demi i cili ka reaguar me disa shkrime të tij pas ndryshimeve në Paketën Kushtetutese për reformën në drejtësi ku është futur një nen për antidiskriminimin, i cili çel gjithë rrugën e kurorëzimit të një marrëdhënie homoseksuale në martesë.

 

Enkel Demi, i ftuar në emisionin “Zululand” të Mustafa Nanos diskutuan për kërkesat e këtij komuniteti si dhe ndryshimet që do i bëhen Kushtetutës.

 

Demi në studion e Zululand tha se Xhon Kerry i ka kërkuar politikës shqiptare të jetë në mbrojtje të komunitetit, dhe kjo vërtetohet edhe nga takimi që Kerry bëri me komunitetin e LGBT.

 

Megjithatë për këto ndryshime dhe për martesën mes të së njëjtës gjini, Demi propozoi një debat publik, apo referendum. Por edhe mesime kundër homofobisë apo racizimit. “Kjo nuk mund të rregullohet as me 2 artikuj as me 5 emisione, kam përshtypjen që rregullohet që në sistemin arsimor d.m.th sa më tepër ti edukojmë që fëmijë. Në këtë mënyrë të korin suksese të pakten mbas 20 vitesh. Por ne jemi të vetmit që bëjmë strategji arsimore për 4 vjet, aq sa janë maxhorancat në pushtet. Unë mendoj që te arsimimi fillon gjithë ndryshimi i mentalitetit dhe jo vetëm për këtë…”

 

Por a mund të quhet shthurrje martesa mes personave të të njëjtës gjini? Për Demin absolutisht jo. Ai tha se se shthurrje është kur një kryetar bashkie kërkon të jap punë në këmbim të seksit. Po shthurrje quajti edhe vjedhjen e pushtetarëve.

 

Mustafa Nano pranoi publikisht se është kundra martesave të të njëjtit seks, por edhe kundër homofobevë.

 

Por edhe pse një shumicë e jonë është homofobist, Demi tha se “shoqëria jonë nuk është vetëm homofobiste, por është raciste”, tha Demi duke treguar eksperiencën e vet kur në emisiion kishte ftuar njerëz të komunitetit rom dhe inboxi i tij u mbush plot me mesazhe fyese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy