Gjipali: Duhet të ndërtohen kapacitetet për të thithur fondet e BE, ndryshe humbim konkurrencën me vendet e tjera (VIDEO)

Gjipali: Duhet të ndërtohen kapacitetet për të thithur fondet e BE, ndryshe humbim konkurrencën me vendet e tjera (VIDEO)

Drejtori ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, Gledis Gjipali, premtimin prej një miliardë euro që do të akordohen për Shqipërinë, ku 500 milionë janë grante dhe pjesa tjetër projekte, e sheh si instrument të ri për Ballkanin Perëndimor, ku Bashkimi Europian ofron një paketë, një pjesë grante dhe një pjesë financim me kredi të buta.

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai tha se një pjesë do të jepen direkt në buxhetin e shtetit dhe një pjesë në projekte në infrastrukturën, energjinë dhe ndërlidhjen.

Në vijim bëri të ditur se ky është një instrument i ri dhe para të reja që do i alokohen Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Ndërsa për deklaratën e deputetes socialiste Blerina Gjylameti e cila tha për MCN se është kapërcyer ngërçi i krijuar nga fondet IPARD, shprehet se gjykata e auditit ka bërë një vlerësim paraprak dhe ka nxjerrë gjithë problematikën e vendeve të Ballkanit Perëndimor ku ka tërhequr vëmendjen mbi kapacitetet e dobëta të administratës çka rrezikon që fondet të mos përthithen siç duhet.

Këto kapacitete për të përthithur 500 milionë euro fonde për projekte, do të duhet të ndërtohen në vazhdimësi, se kjo është mënyra si funksionon Bashkimi Europian.

Ne kemi kapacitete, por duhet bërë më tepër për këto struktura të posaçme që merren me pjesën e programimit dhe hartimit të projekteve.

Në rast se do kemi mangësi në përthithjen e tyre, do të kemi rialokim të tyre në vende të tjera.

Janë fonde që projektohen për vendet, por nëse nuk plotësohen indikatorët e duhur, atëherë këto fonde kalojnë tek ato vende që kanë më shumë kapacitete.

Do ketë konkurrencë mes vendeve për të thithur këto fonde.

Përfitimi i fondeve domosdoshmërisht është i lidhur me institucionet shtetërore të cilat krijojnë mundësitë për të përthithur dhe menaxhuar shuma të mëdha, se sa për organizatat, biznesin lokal, që është ende i papërgatitur për të përthithur fonde të tilla.

Ka nevojë për kujdes më të madh se vetë BE funksionon në bazë të projekteve.

Po nuk u përgatitëm me struktura do të jemi vend humbës, se konkurrenca është e fortë dhe në momentin që je vend anëtar i BE, do të paguash nga buxheti i shtetit kuotën tënde dhe nëse nuk arrin të përthithësh, do të thotë që kthehesh në një vend humbës, që paguan më shumë dhe merr më pak.

Gjipali shtoi se nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria e ka shumë më pak problemin e imazhit, duke shtuar se ky problem është shumë i theksuar në Serbi ku ka një imazh jo shumë pozitiv.

Në Shqipëri ka një mbështetje të madhe, ndihmë që vjen nga Bashkimi Europian por ka nevojë më shumë për tu treguar se si ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.

Janë institucionet e mëdha që e menaxhojnë pjesën e mbështetjes së fondeve të Bashkimit Europian, kjo bën që aktorët e tjerë dhe bizneset e vogla të jenë më pak të informuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy