
Partia Socialiste i kërkon informacion Prokurorisë së Përgjithshme se në çfarë faze janë hetimet për aferën CEZ-DIA.
Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla i është drejtuar me një shkresë kreut të SPAK Arben Kraja dhe kreut të Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela.
"Kërkojmë të informohemi se ne çfarë gjendje apo shkalle procedimi eshtë ky kallëzim”, thuhet në memon e firmosur nga Taulant Balla.
Kujtojmë që në lidhje me këtë çështje është bërë kallëzim ndaj Berishës dhe 11 personave të tjerë. Të kallëzuarit janë: Ridvan Bode, Ish-Minister i Financave, Genc Ruli, ish ministër i Ekonomisë dhe Energjitikës, Florion Mima, ish zv ministër, Enno Bozdo, ish zv ministër, Ledina Mandia ish Avokate e Shtetit, djali i ish kryeministrit, Shkëlzen Berisha.



