Kur Whitney Meyer u thotë njerëzve se dy fëmijët e saj janë binjakë, askush nuk e beson. Kalani dhe Jarani Dean janë binjake, por ajo që i dallon është ngjyra e lëkurës.
Nëna e tyre 25-vjeçare është e bardhë, ndërsa babai, Thomas Dean, është afroamerikan. Dy vajzat e tyre kanë lindur në prill të vitit 2016. Nëna thotë se mbeti e befasuar kur pa se njëra kishte lëkurë të bardhë dhe tjetra lëkurë me ngjyrë.
Dy vajzat janë binjake nga vezë të ndryshme, që do të thotë se secila prej vezëve është fertilizuar nga qeliza të ndryshme sperme.
Mjekët thonë se në rastet e partnerëve të racave të ndryshme, shanset që të ndodhë një gjë e tillë janë 1 në 500.
Dy vogëlushet jetojnë me prindërit në Quincy, Illinois.



