Politologu Altin Gjeta e sheh integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian si një kombinim të plotësimit të standardeve nga vendet aspirante dhe vullnetit politik të vendeve anëtare.

Niveli i lartë i korrupsionit në administratë, korrupsioni në prokurimet publike, sundim i dobët i ligjit dhe respektim i pamjaftueshëm i të drejtave të njeriut. Mjafton të shikojmë raportet ndërkombëtare për këtë. Në Serbi ju e patë sesi vjet pati një reagim të fuqishëm për shkeljen e standardeve zgjedhore nga qeveria. Dua të theksoj se zgjerimi ka qenë gjithnjë akt strategjik, më shumë se meritokratik. Zgjerimi me vendet e Europës Qendrore pas rënies së murit të Berlinit, po ashtu zgjerimi që pasoi me 10 vende njëherësh ishte akt strategjik. BE është zgjeruar sa herë ka pasur vullnet nga shtetet më të fuqishme anëtare. Pra duhen bërë bashkë standardet dhe vullneti.

Plani i rritjes, sipas tij është një platformë që synon një tranzicion të butë drejt anëtarësimit të BP.

Është një hap i rëndëishëm në një kontekst kur kriza të sigurisë si ajo në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme rrezikojnë të ushtrojnë trysni ndaj arkitekturës së sigurisë. Ka disa mekanizma që i shërbejnë konvergimit të BP me praktikat më të mira të BE. Theksi është vendosur te parimet themelore.

Megjithatë, disa aspekte, si politika e jashtme, mbeten jashtë ndikimit të BE.

BE në themel është bashkim ekonomik. Intergimi ka bërë që vendet të nisin bashkëpunimin politik, por jo në atë nivel që shumë do të prisnin. P.sh. për politikën e jashtme vendet preferojnë të jenë të pavarura.