Protesta e PD-së, Frikë nga dhuna në Kavajë? Rama: Unë nuk i trembem asgjëje

Protesta e PD-së, Frikë nga dhuna në Kavajë? Rama: Unë nuk i trembem asgjëje

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk i trembet asgjëje nëse ndodhin akte të dhunshme nga protesta e opozitës në 7 maj në Kavajë.

Kreu i qeverisë pohoi se brenda filozofisë për të bërë shtet, qeveria është e hapur që t’i plotësojnë kushtet PD-së, që kjo e fundit të hyjë në zgjedhje.

“Nuk i trembem asgjëje. Brenda filozofisë tonë për të bërë shtet, jemi të gatshëm që ti bëjmë PD kushtet për tu përfshirë në zgjedhje.”, tha Rama, fill pas përfundimit të takimit sot me ambasadorët e akredituar në Tiranë, ku në fokus ishte zgjidhja e krizës politike.

Ndërkohë, ditën e diel në Kavajë do të zhvillohen zgjedhjet për kryetar bashkie, ndërsa opozita nuk merr pjesë. Kjo e fundit ka paralajmëruar se në këtë qytet do të mbajë protestë, për të bllokuar kështu këtë proces të paligjshëm sipas tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy