Kryeministri britanik: Ndalim përjetë emigrantëve që vijnë me anije

Kryeministri britanik: Ndalim përjetë emigrantëve që vijnë me anije

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, synon të ndalojë përjetë të gjithë emigrantët që vijnë me varka të vogla, referuar atyre që provojnë fatin duke kaluar kanalin e La Manshit.

Pasi të zbarkojnë, ata nuk do të mund të kthehen apo të aplikojnë për shtetësi britanike.

Sunak dhe sekretarja e tij e Brendshme, Suella Braverman, do të shpallin të martën legjislacionin që do të lejojë ndalimin masiv të mijëra azilkërkuesve që udhëtojnë në Britaninë e Madhe me varka të vogla.

Sunak përsëriti se dëshironte të ndalonte anijet një herë e përgjithmonë.

Qeveria britanike siguron se do të hapë rrugë të reja “të sigurta dhe ligjore” për azilkërkuesit, por nuk ka specifikuar se cilat do të jenë ato.

Masa e re e cila vlerësohet të kushtojë 3 miliardë paund, do t’i bëjë të papranueshme të gjitha kërkesat për azil nga ata që mbërrijnë në Britaninë e Madhe me anije të improvizuara. Emigrantët do të pengohen të kërkojnë azil ndërsa janë në Mbretërinë e Bashkuar dhe pasi të refuzohen, do të ndalohen përgjithmonë të kthehen.

Aktualisht, azilkërkuesit kanë të drejtë të qëndrojnë në vend gjatë shqyrtimit të kërkesës. Megjithatë, qeveria e Londrës rrezikon të përballet me pengesa të rëndësishme ligjore dhe praktike lidhur me këtë çështje, në sfondin e shqetësimeve se mund të jetë në shkelje të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, vështirësive në akomodimin e emigrantëve të ndaluar dhe faktit që nuk ka rënë dakord për masën me Francën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy