Aktorja Angelina Jolie ka folur për herë të parë për vdekjen e nënës saj, një ngjarje që asaj i ka ndryshuar jetën.
Nëna e saj, Marcheline Bertrand ndërroi jetë në vitin 2007 pasi humbi betejën e kancerit të vezores.
Angelina shkroi: “Kam humbur nënën time në të tridhjetat. Kur kthehem në atë kohë, shoh se sa më ndryshoi kjo vdekje. Nuk ishte e papritur, por ndikoi shumë brenda meje. Humbja e dashurisë së një nëne dhe përqafimit të ngrohtë, është sikurse dikush të heq një batanije mbrojtëse”, shtoi ajo.

Ylli i filmit “Maleficent”, e cila është nënë e gjashtë fëmijëve, gjithashtu shkroi se si u prek nga ndarja me babanë e saj, Jon Voight.
Në vitet pas vdekjes së nënës së saj, Angelina kishte një tatuazh të vogël “W” i cili ishte një referencë për këngën Rolling Stones, “Winter”, e cila i këndohej Angelinas si fëmijë nga mamaja e saj.



