
Gjashtë muaj hetime parlamentare për dosjen e sterilizimit dhe atë të check-up, arritën të nxjerrin në pah disa të vërteta lidhur me skandalin e check-up.
Lidhur me këtë çështje, mjekja e sistemit parësor në QSUT, dr.Elisabeta Musta, ndau me shikuesit e “MCN informacion”, disa fakte që u nxorën nga Komisioni hetimor parlamentar për sterilizimin dhe check -upin në shëndetësi.
Sipas saj, akuza më e madhe e check-up është që janë nxjerrë analiza të pakryera
Koncesioni i check-up është ndër koncesionet më të vjetra që është dhënë në shëndetësi.
Komisionin hetimor besoj kanë pasur mundësi të gjithë ta ndjekin dhe në qendrën ku unë punoj, komisioni hetimor ka bërë edhe një seancë dëgjimore dhe ka konstatuar problematikat dhe ato që ne ngritëm. Një nga problematikat më të mëdha të check-up ishte akuza për analizat të pakryera dhe para të paguara për analiza të pakryera që duhet të jete diçka më e vjetër se periudha e covidit, se kanë dal më përpara, ashtu siç mund të jete dhe fakti që kohëve të fundit, analizat janë përafruar saktësisë por në fillim kanë pasur edhe probleme me saktësi.
Sipas mjekes Musta, edhe ne kontratën e Mjekut të Përgjithshëm ka qenë më ‘detyrim’ arritja e një target grupi se si një numër i caktuar i banorëve dhe ta bënin check-up, ose ne të kundërtën gjobitej mjeku gjegjës.
Këto janë problematika që janë ngritur pyetje dhe janë ngritur edhe nga drejtuesit në këtë institucion dhe është pranuar publikisht që mjete ku bëhen check-up janë të qendrës shëndetësore, por jo vetëm te ne por pothuajse në tërë Shqipërinë.
Në vitin 2019 në kontratën e mjekut të Përgjithshëm të Familjes është futur si një nga indikatorët arritja e target grupit të check-up, d.m.th. një numër të caktuar banorësh që duheshin të kryenin check-up në vit dhe në rastet e mosarritjes së kësaj kemi pasur edhe raste që mjeku i përgjithshëm i familjes është gjobitur me masë administrative.



