Gjoni: Protesta nuk lindi nga një vendim i vetëm, kupa e pakënaqësisë është mbushur në 13 vite

Gjoni: Protesta nuk lindi nga një vendim i vetëm, kupa e pakënaqësisë është mbushur në 13 vite

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Gjin Gjoni argumentoi se protestat nuk janë pasojë e një vendimmarrjeje të vetme, por rezultat i akumulimit të pakënaqësive ndaj qeverisjes së 13 viteve të fundit. 

 

Sipas tij, korrupsioni, mungesa e transparencës, bashkëpunimi me krimin e organizuar dhe problematika të tjera kanë çuar në një reagim të gjerë qytetar, ndërsa ai pretendoi se një pjesë e pjesëmarrësve në protestë janë mobilizuar në mënyrë të organizuar.

 

“Tani e gjithë situata për të cilën flasim sot dhe për të cilën protesta, se ky është çështja për të cilin dhe pastaj do e lidhim me të vjetrën dhe me trenin.

Protesta nuk është për pasojë të një Zverneci apo të një Rrjolli, është për shkak të mënyrës së qeverisjes 13-vjeçare dhe kupa është mbushur. Në rastin konkret, zoti Rakipi dhe secili prej jush aty dhe çdo qytetar që na ndjek e dinë që kupa është mbushur dhe nuk është shkaku vendimmarrja në lidhje me Zvërnecin.

Janë shumë faktorë të cilët e kanë çuar që të ngrihet populli sot në protestë dhe faktorët janë nga më të ndryshëm. Një nga çështjet kryesore është niveli i lartë i korrupsionit, bashkëpunimi me krimin e organizuar, pastrimi i parave, mungesa e transparencës, vjedhja e zgjedhjeve për të vjedhur shqiptarët dhe të gjitha këto në vetvete kanë bërë që ky popull të bashkojë të gjithë aktorët, si të majtë, si të djathtë, si me parti, si pa parti, si demokratë, si socialistë, dhe të dalë në një konkluzion i cili sot është imediat: dorëheqja e Edi Ramës.

Tani problemi shtrohet që në protestë ka dhe njerëz të cilët thonë: “Berisha, Rama në burg”, “Berisha në burg”.

Dhe çështja është shumë e thjeshtë.

Njerëzit të cilët sot janë në protestë, edhe nga informacionet që kam, edhe për shkak të ish-funksionit që kam, rezulton që janë njerëz të paguar.

Sepse unë kam informacione që disa kryetarë bashkish sjellin me autobusë, sjellin me furgonë, njerëz të cilët të bëjnë protestën për të cilën ata kanë dalë.

Pa dyshim që Partia Demokratike ka fajet e veta në gjithë këtë problematikë që ka, por është Partia Demokratike e cila ka denoncuar hap pas hapi të gjitha problematikat që sot i kanë përqafuar njerëzit të cilët janë në protestë, që nga zonat e mbrojtura, që nga privatizimet, që nga PPP-të, që nga koncesionet, që nga shtetësia, që nga arsimi, që nga shpopullimi.

Të gjitha këto, po t’i shohësh me pankartat që kanë dalë protestuesit, janë të gjitha të manifestuara dhe mënyra se si ato i trajtojnë në raport me qeverisjen."

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy