Mbrëmjen e sotme në Portofol, me Teuta Shamkun, u trajtua tema e shumëpërfolur e Platformës të TVSH, "argumentet pro dhe kundër”.
Gjatë emisionit, teknicienë, pjesë e grupit të studimit të fizibilitetit të këtij Partneriteti Publik - Privat, tregojnë pse është e nevojshëme një paltformë e tillë. Ndërsa, për Portofol, ekspertët e ekonomisë japin argumente pse është i nxituar një hap i tillë.
Ndërtimi i një sistemi të ri dixhital për gjurmimin e TVSH-së në të gjithë zinxhirin qarkullues të kësaj takse, a do të sjellë më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit? Kësaj pyetjeje thelbësore përgjigjet erdhën në Portofol nga Nëndrejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Xhavit Curri, eksperti i ekonomisë, Zef Preçi dhe ish-Ministri i Financave, Arben Malaj.



