Algjeria ka thënë se është gati të hapë hapësirën e saj ajrore për fluturime humanitare dhe mjekësore në Marok, pavarësisht ndërprerjes së lidhjeve me fqinjin e saj dy vjet më parë.
Të dy vendet janë përfshirë në një mosmarrëveshje diplomatike dhe në vitin 2021 Algjeria ndërpreu marrëdhëniet me Marokun.
Masa përfshinte pezullimin e fluturimeve direkte në të dy drejtimet.
Por pas tërmetit, presidenca e Algjerisë ka thënë në një deklaratë se është e gatshme të ofrojë ndihmë humanitare dhe njerëz ‘në solidaritet me popullin vëlla maroken, nëse Maroku kërkon një ndihmë të tillë".



