Brexit /Jep dorëheqjen ministri i Jashtëm britanik, i treti që largohet nga qeveria May

Brexit /Jep dorëheqjen ministri i Jashtëm britanik, i treti që largohet nga qeveria May

Boris Johnson jep dorëheqjen si Sekretar i Jashtëm, në mes të një krize politike në rritje mbi strategjinë e Brexit të Britanisë së Madhe. 

Ky largim nga radhët e qeverisë britanike vjen pak orë pas dorëheqjes së Sekretarit të Brexit David Davis

Dorëheqja e Johnson vjen në një kohë kur vendi është mes një krize ne rritje politike mbi strategjinë e daljes së Britanisë së Madhe nga BE.

Përmes një deklarate, selia e qeverisë “No 10” falënderon Johnsonin për punën e tij, e njoftoi se një zëvendësues i tij do të bëhet publik shumë shpejt.

Largimi i tij erdhi 30 minuta para adresimit të kryeministres Theresa May në parlament në lidhje me planin e saj për Brexit, gjë që ka nervikosur deputetët konservatorë.

Redaktorja politike e BBC, Laura Kuenssberg tha se largimi i Johnson nga qeveria e kishte kthyer në një "situatë të turpshme dhe të vështirë për kryeministren dhe potencialisht në një krizë të plotë për qeverinë që ajo drejton".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy