SPAK merr zyrtarisht të pandehur biznesmenin Elman Abule, i cili u vu nën hetim për dosjen e kryebashkiakut Veliaj. Abule u paraqit paraditen e sotme në prokurori ku u njoh me akuzën e pastrimit të parave.
Ndërkohë mësohet se edhe Erion Veliaj është marrë zyrtarisht i pandehur, por me këtë status do të njihet ditën e nesërme.
Elman Abule ndodhet në arrest shtëpie, ndërkohë që Veliaj ndodhet në burg që prej datës 10 shkurt dhe akuzohet për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.



