
Dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër i plagosur si pasojë e disa të shtënave të ndodhura në kishën Saint Stephen Episcopal në Vestalia Hill, të Alabama, SHBA.
Një fakt i tillë bëhet i ditur nga policia, duke saktësuar se agresori është vënë në pranga dhe se për momentin nuk ka kërcënime të tjera në zonë.
Policia në deklaratën zyrtare tha se tre persona në kishën ipeshkvnore të San Stefan, u qëlluan me armë, rreth orës 18.00 të së enjtes.
Motivet e ngjarjes nuk dihen ende, ndërkohë që bëhet e ditur vetëm se agresori hyri në kishë dhe hapi zjarr.



