Tetë izraelitë u shtruan në spital, thanë zyrtarët shëndetësorë të enjten, pas raportimeve për një sulm me raketa antitank pranë kufirit me Libanin.
Hezbollahu tha se grupi kishte sulmuar një pozicion ushtarak izraelit në një zonë përgjatë kufirit, "duke shkaktuar një numër viktimash dhe plagosjesh".
Stacioni i Radios së Ushtrisë izraelite raportoi se tetë persona ishin plagosur pasi një raketë antitank goditi Ridge Ramim në zonën e Galilesë së Epërme.
Dy nga të plagosurit u evakuuan me helikopter në spitalin Rambam në qytetin bregdetar të Haifa dhe janë transferuar në operacion, sipas zëdhënësit të spitalit.
Zyrtari tha se ata u plagosën në një "incident", pa dhënë detaje të mëtejshme, ndërsa informojnë se ndodhen në gjendje të rëndë.
Gjashtë të tjerë u evakuuan në Qendrën Mjekësore Ziv në qytetin verior izraelit të Safed, sipas spitalit, i cili shtoi se të plagosurit ishin në gjendje "të lehtë".



