Sulmet e piranjave sa vijnë e rriten në lumenjtë e Sao Paulos dhe Paranàs të Brazilit, sipas medias vendase “Rede Globo”.
Që nga nëntori i vitit 2019, notarë të ndryshëm dëshmojnë se janë kafshuar nga këta peshq mishngrënës, veçanërisht në Pereira Barreto, në verilindje të Paulistas, e cila nuk kishte regjistruar incidente të tilla që nga viti 1998.
Kohët e fundit sulmet po rriten: vetëm ditët e fundit mbi 30 njerëz kanë kërkuar kujdes shëndetësor pasi janë lënduar nga peshq të tillë që lundrojnë në ujëra të ëmbla.
Bashkia ka instaluar shenja paralajmëruese si dhe ka vënë nëpunës të saj në plazh që të njoftojnë notarët dhe peshkatarët për rrezikun.



