
Gjykata e Tiranës ka liruar tre zyrtarët e ministrisë së Drejtësisë, të arrestuar me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe shkelje barazie në pesë tenderave, përgjatë viteve 2016-2017. Ndërkohë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se për të arrestuarit, Prokuroria ka gjetur prova të pakontestueshme abuzimi.



