
Shtatë persona kanë marrë ndihmë mjekësore pas protestës së zhvilluar këtë të hënë në Tiranë. Sipas përditësimit të Ministrisë së Shëndetësisë, mes tyre janë një efektiv policie, një protestues i mitur, dy përfaqësues të medias dhe tre kalimtarë.
Katër kalimtarë janë paraqitur në Spitalin e Traumës. Dy prej tyre janë larguar pasi kanë marrë trajtimin mjekësor, ndërsa dy të tjerët po kryejnë ekzaminimet e nevojshme.
Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” kanë marrë ndihmë një efektiv policie, një protestues i mitur dhe një përfaqësues i medias. Të tre ndodhen në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.
Që prej 13 tetorit kur nisën protestat, numri i përgjithshëm i të lënduarve ka arritur në 310. Sipas të dhënave zyrtare, 191 prej tyre janë punonjës policie, 88 protestues dhe 31 kalimtarë.



