Festa e Krishtlindjes nuk ka mbetur pa u festuar as nga të dënuarit të cilët vuajnë dënime për vepra të ndryshme penale. Një video që qarkullon në rrjetin social “TitTok”, shfaq të dënuarit shqiptarë dhe ata grekë duke festuar në burgun e famshëm Kordhalo të Greqisë.
Video duket se është regjistruar nga një shtetas shqiptar, i cili dëgjohet teksa flet shqip. Një prej të burgosurve shfaqet duke kërcyer nën ritmin e një kënge greke, ndërsa personi që filmon dëgjohet të thotë: “Ec aty, ec babuç”.



