Arrestohet në Kroaci "Ballisti" Ismail Morina

Arrestohet në Kroaci "Ballisti" Ismail Morina

Ideatori i flamurit “Autochthonous” që u ngrit në stadiumin serb, Ismail Morina është ndaluar nga policia e Kroacisë prej dy ditësh.

Lajmi konfirmohet nga burime të “Opinion.al”, të cilat thanë se, Morina po tentonte të kalonte në kufirin mes Malit të Zi dhe Kroacisë kur është ndaluar nga autoritet.

Po sipas burimeve, Morina kishte ardhur në Shqipëri më 5 Qershor pasi është ndarë nga jeta i ati dhe disa ditë më pas ishte nisur për tu kthyer në Itali ku ka edhe bashkëshorten dhe dy fëmijët.

Mësohet se ai ka hyrë dhe ka dalë nga Shqipëria pa pasaportë, pasi dokumentet i janë mbajtur kur u arrestua rreth një vit më parë. Ndaj gjatë kësaj kohe ai ka udhëtuar në mënyrë klandestine.

Familjarët kërkojnë ndihmën e autoriteteve shqiptare që të ndërhyjnë tek policia kroate dhe malazeze për lirimin e Ismail Morinës, pasi ndaj tij ka edhe një urdhër-arresti serb.

Nëse ekstradohet në Serbi, jeta e tij është e rrezikuar, apeluan familjarët e Ismail Morinës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy