Sot dita botërore e çokollatës, vetitë që nuk i dinit rreth saj

Sot dita botërore e çokollatës, vetitë që nuk i dinit rreth saj

Dita botërore e Çokollatës festohet në të gjithë botën më 7 korrik. Ajo është cilësuar si "pija" ose "ushqimi i perëndive" për shkak të vetive të shumta që ka. Pema e kakaos, nga e cila rrjedh, e ka origjinën në Meksikë ku të parët që e kultivuan atë ishin Mayat. Farat, bluheshin, përziheshin dhe shërbeheshin si përbërësi kryesor i pijes së quajtur "xocolati", me një shije të hidhur dhe jo shumë të këndshme, e cila megjithatë kishte një efekt stimulues. 

Ndër të tjera, farat e bimës konsideroheshin si simbol i begatisë në ritet fetare dhe një ilaç i aftë për të shëruar sëmundjet e mendjes dhe trupit.

Kakaoja  mbërriti në Evropë në shekullin e 16-të dhe u bë pjesë e zakoneve tona me një recetë të ngjashme me atë të Majave, e cila shtonte erëza pikante për të maskuar shijen e hidhur. 

Dhe data 7 korrik, e zgjedhur për këtë përvjetor, i referohet faktit se në të njëjtën ditë të vitit 1847, producenti Joseph Fry shpiku, për herë të parë, çokollatën që kafshohet.

Por, cilat janë vetitë e çokollatës, e cila përftohet pas një procesi të gjatë përpunimi, duke filluar që nga vjelja e kokrrave të kakaos dhe derisa të përftohet masa e kakaos ose likeri i kakaos, të cilat përmbajnë rreth 54% yndyrë?

Vetëm masa e kakaos përbëhet nga 53-55% lipide, 13-15% karbohidrate, 9-10% proteina dhe  alkaloide.. 

Ka edhe sasi të ndryshme të kripërave minerale dhe  vitaminave (kalium dhe magnez, hekur, fosfor, bakër, kalcium, vitaminë B2, vitaminë A, vitaminë B1 dhe vitaminë PP), por janë flavonoidet që luajnë një rol të veçantë. 

Studime të ndryshme të kontrolluara te njerëzit kanë treguar ushqime që përmbajnë flavonoide janë në gjendje të reduktojnë presionin e gjakut dhe grumbullimin e trombociteve, duke ulur rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. 

Jo vetëm kaq, por ato ndihmojnë edhe në ruajtjen e elasticitetit të enëve të gjakut, duke kontribuar në një rrjedhje të rregullt të gjakut. Çokollata, pra, do të kishte një veprim natyral analgjezik, do të nxiste përqendrimin dhe kujtesën dhe aroma e saj do të nxiste lirimin e endorfinës që gjeneron një ndjenjë kënaqësie dhe relaksi në tru.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy