
Teksa inauguronte përfundimin e punimeve në teatrin “ArTurbinës”, kryeministri Edi Rama ka ndryshuar tonin sa i përket debatit për ndërtimin e Teatrit Kombëtar.
Rama tha se Teatri Kombëtar nuk është pronë as e aktorëve, as e regjisorëve dhe as e skenografëve por e publikut, ndaj i takon qeverisë që të vendosë nëse do të bëhet apo jo.
Rama tha se qeveria ka gatishmërinë për të diskutuar me krijuesit dhe interpretuesit e skenës për të parë se çfarë mund të bëjnë më mirë në këtë projekt.
Ndërkohë, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka vijuar edhe dje mbledhjen e firmave për peticionin, në të cilin i kërkojnë Presidentit të Republikës mosdekretimin e projektligjit për Teatrin.



