Banori i “5 majit”: Asnjë s’është shpronësuar, të gjithë janë grabitur!

Banori i “5 majit”: Asnjë s’është shpronësuar, të gjithë janë grabitur!

Me moton “Të mbrojmë shtëpitë tona!”, një protestë është thirrur sot në orën 19:00 para bashkisë së Tiranës, në mbrojtje të banesave kundër ndërtimit të pallateve në pronat e tyre.

Banori i lagjes “5 maji” Ndue Marku duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV deklaroi se deri më tani nuk ka pasur shpronësime reale, por vetëm grabitje.

Ai akuzoi Veliajn dhe Ramën për propagandë, duke vënë po ashtu në dukje se në kontratë banorët nuk kanë të drejtë ta ngrenë çështjen në gjyq, sa i takon pretendimeve të kompensimit.

Projektet nuk kanë transparence dhe saktësi ligjore. Në këmbim të pronës merret një asgjë. Ka një vit që kanë filluar prishjet. Unë sfidoj këto nëse dikush thotë që kanë marrë shtëpitë. Asnjë s’ka marrë pronë. Maksimumi që kanë marrë është bonusi qirasë, sepse janë familje në nevojë. Para propagandës së Veliajt dhe kryeministrit që thotë që rindërtimi mbaroi, u besoj syve të mi. Aty është një grumbull mbeturinash. Ka shtëpi ose ndërtime që janë përuruar dy, tre herë, për Krishtlindje, Vit të Ri, Shën Valentin, por banorë nuk ka brenda. Ne kërkojmë vetëm detaje, ku dhe kur. S’jemi kundër projekteve. Nëse zhvillimi perceptohet duke na shkatërruar shtëpitë dhe na lënë në mëshirë të fatit nuk është zhvillim. Ne duam ndihmë, ku edhe kur do të na i japin. Jam posedues i një banese me letra. Nuk do isha dakord me 100 lekë për këtë banesë. Unë dua të hedh në gjyq sepse vlen 1000 lekë. Në kontratë ai të heq hapësirën që ta hedhësh në gjyq. Bën një show, njerëzit çuditërisht e besojnë. Ka shumë nga ata që na kanë besuar ne”.

Marku u shpreh se deri më tani banorët nuk kanë arritur asnjë gjë, sa i përket pretendimeve të tyre.

Unë mendoj që asgjë s’kemi arritur derisa ata nuk tërhiqen. Prandaj vazhdojmë të protestojnë. Për mua s’është shpronësuar asnjë, të gjithë janë grabitur. Gjëja e parë para shpronësimit bëhet një pagesë, likujdim, jo dhurim. Aty janë 160 e ca banesa që janë prishur. Unë jam arrestuar për kundërshtim të forcave të rendit. Isha te kushëriri im dhe normalisht do kundërshtoja. Fakti është që aty s’është shpronësim. Nëse do ishte kushëriri im dhe të tjerët e dinin çfarë do merrnin dhe do kishin lekët në bankë. Këta janë grabitur. Përveç atyre vazhdojnë në emër të Unazës. Unë e kuptoj që unazat në gisht rrotullohen, por jo projektet.

Ndër të tjera ai tha se banesat e reja janë të pabanueshme, kanë pamje burgu, ndërkohë që janë bosh pasi askush s’është kompensuar.

Absolutisht s’jemi kundër zhvillimit urban. Propaganda bëhet sikur do na jepet ne. Te ‘5 maji’ është një italian që merr 43 mijë metër katror. Ndërkohë po shiten shtëpi. Por nuk ka për këto banorë. Nuk njoh një banor që të ketë marrë shtëpi aty. Përveç asaj që janë bërë disa monstra, që s’janë të banueshme. Kanë pamje burgu. Ato shtëpi janë bosh sepse i ka diku. Propaganda është sikur këta janë të kompensuar, të lumtur, ky është qëllimi i protestës”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy