Meta dekreton ligjin për tatimin mbi të ardhurat si dhe huanë nga FMN

Meta dekreton ligjin për tatimin mbi të ardhurat si dhe huanë nga FMN

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar dy ligje të mazhorancës, përkatësisht ndryshimet në ligjin për tatimin mbi të ardhurat si dhe huanë nga FMN.

Për të parin, Meta thotë se ky akt ka mundësuar shtyrjen e afateve të parapagimit të kësteve të tatimit mbi fitimin të vitit 2020, duke mbështetur bizneset në drejtim të administrimit të likuiditeteve.

"Këto masa vlerësohen si të nevojshme për rehabilitimin e subjekteve të prekura si pasojë e pandemisë së COVID-19, veçanërisht të bizneseve të vogla, me qarkullim nën 14 milionë lekë".

Ndërkohë lidhur me ligjin për  miratimin e huamarrjes prej 139 300 000 SDR-sh që Fondi Monetar Ndërkombëtar i akordon Shqipërisë nëpërmjet instrumentit të financimit të shpejtë (RFI), Presidenti nënvizon se ky akt vjen si një masë mbështetëse nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, përmes një instrumenti të financimit të shpejtë, po në përballim të pasojave që ka krijuar në ekonomi pandemia e COVID- 19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy