
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Një vajzë 17-vjeçare është vrarë me armë zjarri, ndërsa një djalë 23 vjeç ka mbetur i plagosur.
Sipas informacioneve të para të policisë së kryeqytetit, ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në 26 dhjetor në zonën e Laprakës në Tiranë.
Sipas bluve të kryeqytetit rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë është ende e paqartë.
"Më datë 26.12.2018, rreth orës 18:17, në Laprakë janë plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta shtetasit Briselda Gjikola, 17 vjeçe dhe Erjon Bengo, 23 vjeç. Shtetasia B. Gj., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasi E. B., ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore", thuhet në njoftimin e policisë.
Policia ndodhet në vendin e ngajrjes dhe punohet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e kapjen e autorëve.



