
Në pjesën e dytë të emisionit “Të Paekspozuarit”, të gazetarit Ylli Rakipi, në MCN TV, ishte e ftuar historiania dhe pedagogia Eleni Kocaqi, një nga emrat që qarkullojnë jozyrtarisht si kandidatë për president.
Lidhur me këtë fat, ajo u shpreh se për të përkrahur emrin e saj, ka pasur një dyndje të madhe në rrjete sociale, të cilët ajo tha se i kanë dhënë mbështetje të jashtëzakonshme.
Sipas saj për të përkrahur këtë vullnet, duhet të përgjigjen deputetët në Parlament.
Përkrahja ka nisur javë më parë në rrjete sociale, rrjeti ka votuar emrin tim, dhe mua më kanë ardhur lajmërimet dhe për këtë dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur.
Jam e nderuar tej mase, insistimi ka qenë shumë i madh për emrin tim, i gjithë rrjeti ka një kryengritje të madhe, se më bëjnë tag emrin tim.
Kjo kërkesë dhe ky vullnet publik, tani është përmes kanalizimit të institucioneve, kjo bëhet përmes deputetëve në Parlamentin shqiptar, përgjegjësinë e ka mazhoranca dhe Rama.
Mbështetja ndaj meje nuk ka qenë vetëm personale apolitike, por edhe të të tre partitë politike,, s’besoj se kanë ndonjë kundërshtim, emri im është unifikues.



