Postimi i Vuçiç, BE thirrje për përmbajtje nga deklaratat që dëmtojnë raportet Kosovë-Serbi

Postimi i Vuçiç, BE thirrje për përmbajtje nga deklaratat që dëmtojnë raportet Kosovë-Serbi

Bashkimi Evropian ka përsëritur të premten thirrjet për liderët politikë, në Kosovë dhe Serbi, që të përmbahen nga veprimet dhe deklaratat, të cilat shkojnë në kundërshtim me normalizimin e raporteve mes tyre.

Blloku evropian ka bërë këtë porosi, teksa është përgjigjur në pyetjet lidhur me veprimin e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç, i cili ka postuar në rrjetet sociale flamurin e Serbisë mbi hartën e Kosovës.

Ky veprim ka ngjallur reagime të shumta në Kosovë, si nga qytetarët, ashtu edhe nga politikanë e personalitete, edhe nga vendet tjera.

Bashkimi Evropian i ka ftuar gjithmonë të gjithë aktorët politikë në Serbi dhe Kosovë, sikur edhe në pjesë tjera të rajonit, që të angazhohen në veprime dhe deklarata, të cilat krijojnë dhe promovojnë atmosferën e pajtimit, stabilitetit rajonal dhe bashkëpunimit, e jo ta bëjnë të kundërtën”, është përgjigjur një zëdhënës i BE-së për Radion Evropa e Lirë.

Sikur kemi thënë disa herë gjatë viteve të kaluara, Serbia dhe Kosova duhet të përmbahen nga aktet dhe deklaratat, të cilat kanë efekt të kundërt për normalizimin e raporteve dhe të punojnë që të arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse”, ka thënë ky zëdhënësi i BE-së.

Në BE janë në pritje të formimit të qeverisë së re në Kosovë, në mënyrë që të vazhdojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy