
Në analizën vjetore të KLSH-së, kreu i këtij institucioni Bujar Leskaj nënvizoi se lufta ndaj korrupsionit është detyrë e institucionit që ai drejton. Ndërsa Presidenti Meta duke vlerësuar punën e KLSH-së tha në një kohë kur besueshmëria te institucionet publike është jo fort inkurajuese, puna që bën ky institucion mund të kontribuojë shumë për ta rikthyer besimin.



