Han i Hotit, islandezi kapet duke dalë nga Shqipëria me 5.5 kg kanabis në makinë

Han i Hotit, islandezi kapet duke dalë nga Shqipëria me 5.5 kg kanabis në makinë

Një sasi prej 5.5kg kanabis është sekuestruar në pikën e kalimit kufitar në Hanin e Hotit, Shkodër.

Gjatë kontrollit në mjetin e një shtetasi islandez i është gjetur në makinë sasia e lëndës narkotike.

Njoftimi i policisë

Në vijim të punës për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, nga shërbimet e Policisë Kufitare me datë 24.09.2017, u godit një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike ku u arrestua në flagrancë shtetasi:

Armann Olafsson, 24 vjeç, banues në Islandë.

Arrestimi i shtetasit të lartëpermendur u bë pasi në Piken e Kalimit Kufitar Hani Hotit, në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit në mjetin e tij, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 5.5 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë Për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikim i narkotikëve” mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a/22 i Kodit Penal.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy