6 miliardë euro është fondi që BE ka planifikuar për Ballkanin Perëndimor deri në vitin 2027.
Duke folur në “MCN Economy” ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj Kortoçi tha se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që të rrisë ekonominë e saj, si dhe të dyfishojë e të trefishojë të ardhurat për frymë.
Është i dyti samit që zhvillohet në një kohë shumë të shkurtër në Shqipëri. Është i rëndësishëm për rrugëtimin e integrimit dhe për faktin se BE në këtë samit të fundit po i mëshon edhe më shumë nevojës për të qenë të gjithë bashkë, duke përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor. Institucioni ndërhyn duke vendosur kushte, që ne u ndihmojmë përmes investimeve në kredi apo grante që ju të rrisni të ardhurat ekonomike tuajat. Kjo do të thotë që ekonomia që rritet do sjellë një ndikim në rritjen ekonomike të popullatës. Nëse ne do ta rrisim ekonominë me 10 për qind, ky 70 vite diferencë me BE-në, do përgjysmohet.
Shqipëria i ka të gjitha mundësitë ta rrisë ekonominë e saj, të dyfishojë dhe të trefishojë të ardhurat për frymë, por do duhet vullneti politik dhe sektori privat ta mbështesë zhvillimin e ekonomisë, përmes rritjes, produktivitetit dhe pagave të punonjësve”.



