Berisha: Ramës i kanë ngecur në fyt zgjedhjet, askush nuk e uron. Votimet në Tiranë u dominuan nga krimi

Berisha: Ramës i kanë ngecur në fyt zgjedhjet, askush nuk e uron. Votimet në Tiranë u dominuan nga krimi

Kryedemokrati Sali Berisha deklaron se votimet në Tiranë u dominuan nga bandat e krimit dhe u shpreh prerazi kundër njohjes së zgjedhjeve.

Ai tha sot për mediat se zyrtarët në shkelje të të gjitha ligjeve dhe parimeve të zgjedhjeve, vepruan në mbarë Tiranën.

Sipas tij, Edi Ramës i kanë ngecur në fyt zgjedhjet dhe se askush nuk e uron.

Në Tiranë operative ishin banda e Xhabaftëve, e dokumentuar dhe e paraqitur para jush këtu me të gjithë veprimtarinë terroriste elektorale.

“Hakmarrja për drejtësi” është një bandë me degën e saj të fuqishme në Tiranë, pavarësisht se tani për tani, qendrën e kanë në Lushnje dhe kanë zëvendësuar bandën e Aldo Bares.

Por në Tiranë janë eksponentë kryesorë të saj, ndër të cilët Dabullët dhe të tjerë.

Segmente të bandës së Shullazit, Serjani dhe banditë të tjerë, janë marrë ditë e natë me kërcënimin e votuesve dhe blerjen e votave.

Pra, Tirana ishte e ngërthyer në një darë krimi, në të katër anët e saj, nga seria killerë, trafikantë, organizata. Kjo është e vërteta.

Çfarëdo që të bëjë Edi Rama, çfarëdo përpjekje, me asgjë nuk mund të fshehë farsën e shëmtuar elektorale të 11 Majit 2025.

Flluskat dhe qeskat e tymit që shpërndan, një ditë me një pretendim, një ditë me një pretendim tjetër, faktojnë dështimin e tij të plotë në maskimin e farsës elektorale.

Ka shpërndarë kërkesa të panumërta që të marrë urime, por urimet nuk po i vijnë. Telefonata të shumta, po statuse nuk postohen. Urime nuk i vijnë.

I kanë ngecur në fyt zgjedhjet dhe do i ngecin edhe më keq. PD deklaron se nuk njeh kurrë këtë farsë elektorale.

Se ajo do i faktojë çdo shqiptari dhe komunitetit ndërkombëtar se çfarë përfaqëson në realitet farsa elektorale e 11 Majit 2025. Farsa më e shëmtuar e zhvilluar që nga rënia e Perdes së Hekurt gjer sot në Europë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy