“Babai im nuk merrej me politikë, e prenë në besë”, flet djali i 57-vjeçari që vdiq pas sherrit me shokët

“Babai im nuk merrej me politikë, e prenë në besë”, flet djali i 57-vjeçari që vdiq pas sherrit me shokët

Djali i 57-vjeçari i cili humbi jetën pak ditë pasi u dhunua nga shokët e tij në gjendje të dehur, ka reaguar në media duke treguar se çfarë ndodhi pasditen e datës 29 janar. Fatmir Sinrrapaj, është shprehur se babai tij ka patur konflikt vetëm me një nga personat që ushtruan dhunë ndaj tij, me shtetasin Ferdinand Meraj.

Sipas tij, 57-vjeçari Pelivan Sinrrapaj nuk ka ngrënë dhe nuk ka pirë me 3 të arrestuarit, dhe pasi ishte ndarë nga ta, ata e kishin ndjekur dhe e kishin goditur me shufra hekuri, çka përfundoi në vdekjen e tij.

Babai im ka dalë për të blerë disa fruta për t’i mbjellë në shtëpinë e tij, në fshatin Qorrush të Mallakastrës. Kur është kthyer, ishte esëll, nuk kishte pirë. Babai im nuk merrej kurrë me politikë. Duke ardhur për në shtëpi, e kanë goditur me shufra hekuri 3 persona. Jo ata që kanë qenë bashkë. Ishin bashkë. Nuk pinin, e kanë ngrënë në besë dhe e kanë rrahur. Babai ka pasur konflikt më parë me Ferdinandin, nuk e di se për çfarë. Ne kërkojmë drejtësi, të gjykohet drejtë. Unë ja lë në dorë perëndisë. Unë kam shkuar vetë në polici. Do t’i shoh kamerat e sigurisë. Nuk ka qenë arsye politike”, tha djali.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy