Avokati Jordan Daci i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar lirimin e Saimir Tahirit nga burgu. Ai tha se e gjithë kjo një është procedurë që po të mos ishte Saimir Tahiri dhe ato që ne dimë nuk do përbente asnjë lajm.
Ai tha se kodi penal parashikon lirimin para kohe me kusht, por në Shqipëri ndodhin aq radhë sa shumica e njerëzve që vuajnë nga sëmundje të rënda kanë vdekur në burg dhe pse kanë kërkuar të vdesin në shtëpi nuk janë liruar.
Lirimi i tij është një procedurë, që po mos të ishte Tahiri, nuk do të përbënte asnjë lloj lajmi. Lirimi para kohe me kusht janë standarde që e parashikon ligi, por këto ndodhin rrallë. Shumica e njerëzve kanë vdekur në burg, edhe pse kanë kërkuar që të vdesin pranë familjes. Di disa raste në GJKKO. Ata kanë qenë afër vdekjes, por nuk i kanë nxjerrë dhe kanë ndërruar jetë në burg. Ligji nuk përcakton disa detaje, pasi abuzohet. Në rastin konkret mendoj se është dhe rasti. Ligji thotë se: “kujt i ka ngelur 2 vite, këtë masë mund ta bëjë”. Po çfarë ndodh kur është dënuar 2 vite e 1 ditë burg dhe bën një ditë burg. Në këtë rast kërkohet diçka e tillë.
Në vijim ai shtoi se për rastin e Tahirit ai ka vuajtur më pak se çfarë kishte bërë 1.5 vite burg. Kështu që ka bërë një vit e gjysmë burg.
Kjo është pjesa e parë që ha diskutim. Por ka qenë gjykata, që ka caktuar ekspertë, të cilët kanë thënë se bashkëshortja e tij ishte e paaftë, për shkak të spondiliatrozës, probleme në shtyllën kurrizore, dhe ka rezultuar kjo gjë në aktin e ekspertimit. Prokuroria ka qenë dakord me kërkesën ndaj në këtë rast s’do të bëjë as ankim. Mund të jemi dhe para një rasti pro kushteve ligjore të mundshme, ndaj mos ta paragjykojmë. Ose ai duhet të ishte shpallur i pafajshëm, kjo pasi u shpall i pafajshëm për trafikim droge. Lirimi i tij nuk do të bënte asnjë lloj lajmi nëse s’do të ishte Tahiri. Ai i merrte vendimet dhe i publikonte atëherë kur ishte ministër dhe u bënte ‘gjyq’ gjyqtarëve. Këto janë pikat që ngrenë pikëpyetjet. Ky sistem e dënoi dhe po ky e liroi.



