Policia gjermane ka qëlluar për vdekje një person të armatosur i cili dyshohet se tentoi të godiste me thikë kalimtarët në Moers, në perëndim të Gjermanisë.
Në një deklaratë për mediat, policia gjermane tha se 26-vjeçari i dyshuar kishte kërcënuar kalimtarët me dy thikat që mbante në duar.
Policia qëlloi të dyshuarin për vdekje , por asnjë person tjetër nuk u plagos.
Incidenti vjen pasi Gjermania është në gatishmëri pasi tre persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën në një sulm me thikë të premten në një festival rrugor në Solingen, rreth 45 kilometra nga Moers.



