Beçi: Lojërat e fatit pre e krimit të organizuar, do përdoren dhe për pastrimin e parave (VIDEO)

Beçi: Lojërat e fatit pre e krimit të organizuar, do përdoren dhe për pastrimin e parave (VIDEO)

Avokati dhe ish-prokurori i krimeve të rënda, Eugen Beci në MCN Live duke komentuar për lojërat e fatit u shpreh se rritja e kriminaliteti rriti dhe lojërat e fatit. Ai tha se është e pamundur që të bëhet kontrolli i personave që i ushtrojnë këto lojëra fati. Sipas tij, lojërat e fatit janë pre e krimit të organizuar dhe se duhet bërë kujdes në dhënien e licencave. "Arsyeja pse u mbyllën lojërat e fatit ishte për shkak të rritjes së kriminalitetit. Fakti që lojërat e fatit ndikojnë në psikologjinë e njerëzve në jetën sociale për të krijuar probleme me rendin, policinë, jetën ekonomike ishte justifikim i qeverisë për të mbyllur lojërat e fatit. Fakti është se ato nuk u mbyllën kurrë por u bënë ilegale, dhe aq më tepër u kthyen në burim të mirë fitimi në ilegalitet. Fakti që ky aktivitet nuk u mbyll kurrë, dhe si në çdo sektor tjetër të policisë nuk pati kontroll, bëri që qeveria të bëjë një hap pas sepse nga pikëpamja sociale dhe kriminologjisë nuk ka ndryshuar asgjë, madje është tensionuar situata sepse përveç faktit se lojërat e fatit dhe krimi krijojnë njëlloj përplasje fakti që janë dhe ilegale do të përfshijnë dhe më shumë veprimtari të paligjshme. Fakti që policia nuk kontrollon dot territorin për kanabizimin, mendoni si mund të kontrollojnë një celular që kryen lojëra fati përmes disa faqeve online. Në vijim ai shtoi se kur është e vështirë të kontrollohet ky aktivitet që bëhet në ambiente të mbyllura apo me persona individual, mendoni se ç ‘mund të ndodh me persona në përgjithësi, prandaj dhe qeveria bëri një hap pas dhe u mundua ta rregullojë atë hap me bastet online. “Nuk është problem që nja zgjatim i krimit të organizuar të kapë dhe lojërat e fatit, pasi një zgjatim i krimit të organizuar të tentojë të bëjë lojë klienteliste për të realizuar projektligj sa më të mirë për vete dhe një projektligj i cili do ti japë atij patjetër një licencë. Të gjitha këto situata duhet ti shohim dhe kontrollojmë në fragmentimin e çdo pjese të tablosë sepse fakti që krimi i organizuar realizon shumë ndërhyrje në organet shtetërore, nuk është asnjë çudi që të ndërhyjë në llokmën më të mirë që njihet në histori dhe praktikën e përditshme që është gjëja më e mirë për krimin e organizuar për të pastruar produktet". I pyetur nëse ka pasur momente kritike kur krimi, kriminologjia janë evidentuar në hallkat më të larta politike, Beçi tha se krimi i organizuar në Shqipëri nuk bën kërcënime sepse sipas tij, ai blen pushtetarët, zyrtarët policorë, të drejtësisë dhe fakti se ata jepen përballë këtij krimi të organizuar, ky i fundit nuk ka nevojë të shkojë te faza B, kërcënimi. “Në rast se ti blihesh nuk ka nevojë që të kërcënohesh. Në Shqipëri krimi i organizuar nuk është hasur në një pengesë për krijimin e një projektligji që të shkojë deri te kërcënimet. Kemi parë se këtu janë ndërtuar projektligje klienteliste që kanë çuar në realizimin e qëllimit që mund të ketë krimi i organizuar. Duke parë tipologjinë e krimit të organizuar që në Shqipëri është fazën e joshjes dhe blerjes nuk mendoj se është në fazën e kërcënimit, në atë fazë do ishte nëse do kishim një shtet perfekt. Fakti që krimi i organizuar gjen mbështetje shpesh herë në politikë dhe organet ligjzbatuese e bën më të lehtë që ai të kapë çdo qëllim që ka në vetvete”. Ndërsa pyetjes nëse legalizimi i basteve na vendos përball rrezikut të pastrimit të parave, Beçi tha se patjetër që është e mundur, pasi pastrimi i parave sa i përket lojërave të fatit në përgjithësi në tërë botën realizohet dhe përmes kompanive që janë të licencuara. “Është rrisk i shtuar fakti që në një shtet të caktuar mund të ketë aktivitete të lojërave të fatit të tëra formave dhe krahas projektligjit, policia, prokuroria dhe tërë legjislatori shqiptar duhet të marrë masa paralele për të luftuar më tepër pastrimin e parave. Me licencë, pa licencë ai është një objekt i pastrimit të parave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy