Laert Haxhiu, “kompani” me shërbim ndërkombëtar ekzekutimi/ Vrasje në Shqipëri e Greqi për para, konflikte dhe eliminim rivalësh (VIDEO)

Laert Haxhiu, “kompani” me shërbim ndërkombëtar ekzekutimi/ Vrasje në Shqipëri e Greqi për para, konflikte dhe eliminim rivalësh (VIDEO)

Rrëfehet tek hetuesit pasi ndjente rrezikun e një eliminimi, krahu i djathtë i Laert Haxhiut, Artan Tafani i cili zbardhi 6 vrasje, 7 krime dhe atentate. Ndërsa thëniet e tij kanë zbuluar se Haxhiu kishte ndërtuar një biznes ndërkombëtar vrasjesh duke operuar në Shqipëri dhe vende të Bashkimit Europian.

Është personi që ka marrë pjesë në 6 vrasje e dhjetëra krime, por askush s’kishte të dhëna për të derisa mëngjesin e 24 qershorit ai vendosi të kryente krimin e radhës.

Këtë herë jo më një vrasje, rrëmbim apo vendosje tritoli, por vjedhjen nën kërcënimin e armës të një sasie prej 30 mijë euro në një pikë këmbimi valutor në Tiranë.

Me tuta sportive, një biçikletë dhe maskë Covid Artan Tafani futet në zyrën e këmbimit merr paratë dhe largohet.

Nga ky moment ai do të ishte një hije për policinë e shtetit deri orët e para të mëngjesit të datës 23 shtator.

“FactCheck” mëson ekskluzivisht se Tafani është lokalizuar nga prokuroria dhe policia duke përdorur metodën e gjurmimit me “Imsi Catcher” pajisje lokalizimi.

Forcat e policisë kanë trokitur në derën e hotelit ku ai qëndronte në Lushnjë dhe nga ai momenti Tafani nuk ka bërë rezistencë.

Teksa hetuesit i kanë vënë para një sërë provash nisur nga grabitja dhe krimet e vrasjeve dhe vendosjes së tritolit ai ka pranuar të rrëfejë dhe bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë me kushtin që shteti të sigurojë familjen e tij.

“FactCheck” mëson se familja e Artan Tafanit është marrë në mbrojtje nga drejtoria e dëshmitarëve ndërsa ai mbahet në një qeli të veçantë me masa të larta sigurie.

Por cila ishte vrasja që bindi Tafanit të dorëzohet dhe flas për krimet e kryera nga viti 2018?

“FactCheck” ka siguruar ekskluzivisht foton sesi Tafani një konsumator droge shihet mbrëmjen e 16 tetorit 2021 duke ecur para Alban Semakut dhe nga ky moment ata futen të dy në një automjet.

Pikërisht ky moment sipas hetuesve është përdorur si kurth për të nxjerrë Semakun nga banesa për të pirë hashash me Tafanin i cili nga ana tjetër ishte vrasës me pagesë i Laert Haxhisë, kreut të grupit kriminal që kërkonte vrasjen e Semakut.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy