COVID-19/ Këshilli i Sigurisë Kombëtare: Unifikim të gjitha energjive dhe kapaciteteve njerëzore

COVID-19/ Këshilli i Sigurisë Kombëtare: Unifikim të gjitha energjive dhe kapaciteteve njerëzore

Nën drejtimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta u zhvillua sot mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, nëpërmjet një video-konference online, ku kryefjalë ishte situata që po kalon vendi ynë për shkak të koronavirusit, masat që janë marrë dhe po merren nga Qeveria për përballimin e situatës në vend dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të pasojave të COVID-19.

Në këtë mbledhje morën pjesë Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, Kryeministri Edi Rama, ministrat përgjegjës, si edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bën të ditur Presidenca.

Ndër çështjet e diskutuara ishin masat që janë marrë dhe po merren nga Qeveria për përballimin e situatës në vend dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të pasojave të COVID-19; përballimi i situatës ekonomike, nga efekti i sjellë nga përhapja e COVID-19; masat e marra për rikthimin e shtetasve shqiptare, të cilët kjo situatë i ka gjetur jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Kryeministri Rama dhe anëtarët e qeverisë informuan për masat e marra dhe për skenarët që do të duhet të përballohen në varësi të zhvillimit të situatës.

Kryetari i Kuvendit, Ruçi shprehu gatishmërinë për përmbushjen e detyrimeve të Kuvendit në këtë situatë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Basha shprehu pikëpamjet dhe sugjerimet e opozitës për të përballuar këtë pandemi.

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare u zhvillua në një frymë tepër konstruktive dhe bashkëpunuese, dhe pati si qëllim kryesor unifikimin e të gjitha energjive dhe kapaciteteve njerëzore, mjekësore e shkencore për të përballuar me efikasitet të plotë këtë situatë të vështirë në funksion të mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari, ekonomisë kombëtare, paqes sociale dhe sigurisë.

Presidenti Meta shprehu besimin se në këtë frymë uniteti, gjithëpërfshirjeje dhe bashkëpunimi, vendi do ta përballojë me sukses këtë situatë të vështirë, jo vetëm për Shqipërinë

13:11h Fillon punën “online” Këshilli i Sigurisë Kombëtare

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i thirrur nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka nisur punën online.

Duke marrë parasysh situatën e pandemisë, e cila imponon distancimin social, mbledhja po zhvillohet online dhe jo në tryezën e zakonshme të Presidencës.

Kryeministri Rama ka ndarë në faqen e tij në Facebook foto nga takimi onine që po zhvillohet.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, që po zhvillohet online marrin pjesë Kryeministri Edi Rama, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ogerta Manastirliu, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ministi i Shtetit për Rindërtimin dhe koordinatori për situatën ekonomike, Arben Ahmetaj.

Presidenti Meta kishte propozuar që mbledhja të zhvillohej në Pallatin e Brigadave ku do të respektohej edhe distanca midis të ftuarve.

Por, pas diskutimeve është vendosur të bëhet online.

10:41h Meta mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare/ Bën bashkë “online” Ramën, Bashën dhe zyrtarë të lartë shtetëror

Ditën e sotme prej orës 12:00 do të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Mbledhja e thirrur nga presidenti Ilir Meta dhe mësohet se do të zhvillohet online.

Presidenti Meta, do të jetë në lidhje nga presidenca bashkë me dy këshilltarët e tij.

Pjesëmarrës do të jenë Drejtor i Policisë Ardi Veliu, krydemokrati Lulzim Basha, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela dhe Drejtori i Emergjencave Kombëtare Haki Çako.

Ndërsa anëtarët e kabineti qeveritar me në krye kryeministrin Edi Rama do të jenë në lidhje në një nga zyrat e tyre. E gjitha kjo është bërë për të ruajtur ditancën e sigurisë nga njëri-tjetri, në kuadër të masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Në fokus të kësaj mbledhje do të jetë reagimi i të gjitha institucioneve për marrjen e masave lidhur me koronavirusin, ku titullarët do të raportojnë para kreut të shtetit Ilir Meta, njëherazi dhe kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Kjo mbledhje ishte planifikuar që dje, dhe vjen një ditë pasi shpalljes që fatkeqësisë natyrore për shkak të koronavirusit, ku deri më tani janë konfirmuar 5 viktima dhe 123 të infektuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy