Situata në veri/ Zyrtarët amerikanë Escobar dhe Chollet sot në Kosovë

Situata në veri/ Zyrtarët amerikanë Escobar dhe Chollet sot në Kosovë

Në kohën kur në veri të Kosovës po shënohen incidente të shumta, dhe situata aktualisht është e brishtë, sot në Prishtinë do të jenë dy zyrtarë amerikan.

Gabirel Escobar, i dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, i cili ka arritur mbrëmë në Kosovë, gjatë ditës së sotme pritet të ketë takim me shefin e Qeverisë, Albin Kurtin.

Përveç Escobarit, për vizitë në Prishtinë do të jetë edhe këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Takimet me zyrtarë të lartë të Qeverisë pritet t’i zhvillojnë në orët e vona të pasdites, ndërsa me udhëheqësit e opozitës do të takohen paraditen e së martës.

Vizita e Escobar dhe Chollet, vjen menjëherë pas asaj të emisarit të BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçk, i cili qëndroi në Prishtinë e Begorad për tu takuar me krerët e dy shteteve.

Po ashtu, kjo vizitë vjen edhe disa ditë pas njoftimit të kryediplomatit evropian, Josep Borell, se Prishtinës dhe Beogradit u është dorëzuar teksti i përditësuar i të ashtuquajturit plan franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve.

Ky plan, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, synon për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve. 

Vizita e tyre vjen në kohën kur situata në veri të Kosovës - zonë e banuar me shumicë serbe - është e tensionuar.

Disa serbë lokalë atje, qysh më 10 dhjetor, ngritën barrikada dhe bllokuan rrugët që çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy