
Lufta në Siri dhe situata e rëndë në vendet e afrikës, kanë detyruar mijëra emrigrantë që të sakrifikojnë edhe jetën e tyre si e si të mbërijnë në Europë për një jetë më të mirë. Ata zgjedhin mënyrat më ekstreme për ti shpëtuar policisë dhe rojeve kufitare për të kaluar kufirin dhe për të vajtur në destinacionin final që janë vendet perëndimore.
Por imazhet e skanerit me rreze X të publikuara nga autoritetet greke, shfaqin emigrantët e fshehur në depozitat e karburantit të kamionit, duke shpresuar se kështu do të depërtojnë në portin Patras.
Në fotografit e publikuara dëshmojnë se si në portin Patras, policia greke po bën çmos që të parandalojë emigrantët të futen nëpër kamionët që transportojnë mallra të ndryshme.
Shumica e këtyre emigrantëve që tentojnë të futen në këtë vend rrugëve ilegale vijnë nga Pakistani dhe Afganistani. Imazhet e skanerit me rreze X, tregojnë atë që nuk mund të shihen me syrin e njeriut.
Në foto duken persona të shtrirë brenda rezervuarit të karburantit të kamionit, ndërsa disa të tjerë tregojnë të rinjtë që janë futur në kamionin e mbushur me shalqi.



