Xhadat kanë shkuar përpara godinës së Presidencës për të parë se çfarë po ndodh.
Aty panë që brenda saj po zhvillohet një projekt me miliona euro. Ky projekt mbrohet nën ligjin Nr. 36/2020 'Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë', pra është konsideruar “sekret shtetëror”. Bëhet fjalë për rikonstruksionin e godinës. Informacioni publik është i kufizuar. Të dhënat reale nuk janë bërë transparente.
Tenderi kryesor është rreth 3.4 milionë euro. Fitues është kompania “AD-STAR” sh.p.k. Ka edhe një kontratë mbikëqyrjeje. Vlera e saj është rreth 5.3 milionë lekë. Kompania është “TRANSPORT HIGHWAY CONSULTING”.Ngrihen dyshime për mungesë transparence. Pse rikonstruksioni konsiderohet sekret?
Kur kompanitë private kanë akses të plotë, ndërsa qytetarët që paguajnë faturën, nuk dinë detaje. Xhadat i kërkuan përmes një Kërkese për informacion Presidencës: Përse është sekret shtetëror kur po bëhet rikonstruksion i përgjithshëm?Përse publiku nuk duhet të dijë gjë për këtë çështjen dhe paguan faturën?
Por nuk mbaron këtu pasi Xhadat kanë denoncuar dhe më pare tenderat sekret të Presidencës, por d uket se shpresat e Presidentit Bajram Bega për të marrë zgjerim janë venitur, ndaj dhe ia ka hyrë modernizimit të kësaj presidence që ka aktualisht.
Për të mos i rënë në qafë zotit Bega, duhet thënë se këtë huq e kanë të gjithë presidentët. Pra, sa herë zgjidhet një I ri, nuk ia përton të rikonstruktojë godinën e të ndërrojë pajisjet
Tashmë Presidenca ka kryer dy tendera të bazuara në Ligjin Nr. 36/2020 "Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë", si procedura të kufizuara, të klasifikuara në nivelin "Sekret", që lidhen me restaurimin dhe rikonstruksionin e godinës ekzistuese të Presidencës së Republikës, e cila është edhe monument kulture i kategorisë së II-të. Jo vetëm të sekret, por edhe me vlera marramendëse.
Vërtet hapësirat nuk I ka të mjaftueshme, ama oreksin e ka goxha më të madh ky institucion. Nga 2.5 miliardë lekë buxhet në vitin 2023, tashmë Institucioni i Presidencës ka në dispozicion 6.3 miliardë lekë, pra një 3-fishim të fondeve, të cilat Presidenti i ka tenderuar për lukset e tij, madje së fundmi kërkoi 400 milionë lekë për blerje automjetesh, dhe nuk mbaron me kaq...
Në vitin 2022 Presidenca zhvilloi tenderin me objekt "Blerje pajisje kompjuterike dhe elektronike" (të ndarë në 4 lotë), me fond limit 25 milionë lekë (të vjetër), për blerjen e pajisjeve si :
1. Pajisje kompjuterike (3 kompjuter dhe 2 switch), me fond limit 4.6 milionë lekë
2. Një aparat fotografik, me fond limit 9.4 milionë lekë
3. Tre tablet Pro, me fond limit 7.7 milionë lekë
4. Një TV Smart me përmasa 75'' dhe 9 TV Android me përmasa 32'', me fond limit 3.3 milionë lekë
Në nëntor 2023, bleu edhe
1. Tapet të kuq për dysheme
2. Frigorifer minibar
3. Rafte metalike për arshive
4. Lavatrice
5. Tharëse robash
6. Fshesë elektrike profesionale
7. Hekur për hekurosje rrobash, profesional, me avull
8. Tavolinë për hekurosje
9. Televizor smart
Pra, çdo gjë që mund të gjendet në një resort luksi, gjendet edhe në Presidencë.
Në 2024, lista u pasurua me:
1. Kasaforta sekrete (1 copë)
2. Skeleri metalike për arkivë (20 copë)
3. Karrige të rënda tip kolltuku (5 copë)
4. Poltron rrotullues (tavoline mbledhje) (7 copë)
5. Poltron rrotullues (drejtuesi) (1 copë)
6. Varëse rrobash (8 copë)
7. Tapet dyshemeje (Zona 1) (220 metër)
8. Dollap metalik me kanata rrëshqitëse (4 copë)
Do të thoni “epo duhen të gjitha këto paisje”! Pa dyshim që po. Halli është që tenderi, edhe në këtë rast, është I parregullt. E kemi fjalën pikërisht për tendering e mobilimit të zyrave me vlerë 24.2 milionë lekë, i fituar nga oferta më e lartë, edhe pse operatori tjetër ofronte 11.1 milionë më pak. Pra, kursimi nuk ishte prioritet.
Por nuk mbaron këtu. Nuk mund të mungonin as në presidencë “tenderat sekretë”. Janë dy tenderat sekretë për rikonstruksion , fituesi I të cilit u shpall pak ditë më pare , me objekt "Blerje orendi e pajisje zyrash, për Institucionin e Presidentit të Republikës për vitin 2025", me fond limit 24.2 milionë lekë dhe vlerë kontrate 23.9 milionë lekë, sa 98.7% e fondit limit, fituar nga oferta më e lartë, me diferencë me ofertën më të ulët 11.1 milionë lekë ose sa 46.4% e vlerës së kontratës, vlerë që do të duhej të kursehej nëse kualifikohej fituese oferta më e ulët.
Tenderi me objekt "Restaurim dhe rikonstruksion i godinës ekzistuese të Institucionit të Presidentit të Republikës", procedurë e kufizuar e klasifikuar në nivelin "Sekret", me fond limit 3.4 miliardë lekë dhe vlerë kontrate 3.17 miliardë lekë është fituar nga shoqëria AD-STAR shpk, e administruar nga Alfred Coma. Pavarësisht se në garë kanë marrë pjesë 2 operatorë ekonomikë, shoqëria tjetër është skualifikuar sepse "ka harruar" dhe "nuk ka dorëzuar" dokumentacione para-bazike jo bazike për një procedurë prokurimi.
Tenderi me objekt "Mbikqyerje e punimeve të ndërtimit për kontratën me objekt "Rikonstruksion i godinës ekzistuese të Institucionit të Presidentit të Republikës"", procedurë e kufizuar e klasifikuar në nivelin "Sekret",me fond limit 5.2 milionë lekë dhe vlerë kontrate 4.8 milionë lekë është fituar nga shoqëria Transport Highway Consulting shpk, ,e administruar nga Engjëll Caka.
Mesa duket, "i paska thënë Edit.
Nga dy operatorë, njëri “harron” dokumentet. Dhe fiton i njëjti që ka bërë rikonstruksionet sekrete të Kryeministrisë me 7.5 miliardë lekë. Rastësi? Apo ofertë speciale për zyrat e shtetit? Operator i vetëm. Zero garë.



