Parandalohet sulmi terrorist në Belgjikë, alarmë në Francë

Parandalohet sulmi terrorist në Belgjikë, alarmë në Francë

Një tjetër sulm i dyshuar terrorist është parandaluar nga autoritetet belge në Bruksel. Një sasi lënde shpërthyese është mundur që të neutralizohet në zonën Schaerbeek nga njësia anti-eksploziv menjëherë pas marrjes së një telefonate emergjente

Ndonëse në plan të parë duket si një çantë ku mbahen ushqime, pas ekzaminimit ekspertët mundën të dallojnë se në brendësi kishte një sasi lënde shpërthyese.

Lënda shpërthyese ishte vendosur në një institucion të diasporas turke në Belgjikë.

Në këtë moment ata nisën menjëherë evakuimin e qytetarëve nga kjo zonë e populluar për arsye sigurie.

Ekplozivi u dërgua menjëherë në një vend të sigurt ku edhe u neutralizua. Ngjarja ka tronditur mbarë opinionin vendas, por autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë.

Ndërkohë, një tjetër ngjarje është regjistruar në një qytet në lindje të Francës. Pas një alarmi të dhënë, disa qindra qytetarë janë larguar me shpejtësi nga një treg ku shiteshin objekte dekorative për festat e fundvitit, njësoj si tregu që u sulmua në Berlin nga terroristi Anis Amri.

Forcat e sigurisë dhe njësitë anti-eksplozivë mbërritën menjëherënë në vend-ngjarje, por pasi ushtruan kontrolle të imtësishme nuk mundën që të dallojnë asnjë objekt apo person të dyshimtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy