NASA zbulon një sistem të ngjashëm me sistemin tonë diellor

NASA zbulon një sistem të ngjashëm me sistemin tonë diellor

Teleskopi i NASA-s ka zbuluar një sistemi diellor thuajse identik me sistemin tonë i quajtur "Kepler 90".

 Ylli i këtij sistemi është i ngjashëm me diellin tonë, e po ashtu edhe dy planetet e vëzhguar deri më tani sugjerojnë, sipas NASA-s, se në këtë sistem orbitojnë po aq planete sa në sistemin tonë.

Për zbulimin e këtij sistemi diellor që është thuajse identik me sistemin tonë, ëahtë shfrytëzuar inteligjenca artificiale e Google.

Kepler -90 dhe sistemi i tij ishin zbuluar prej vitesh, por zbulimi i madh është gjetja në të e dy planetëve krejtësisht të rinj dhe përdorimi i inteligjencës artificiale për ta bërë këtë.

Kjo, thotë NASA, sugjeron që edhe sisteme të tjera të zbuluar deri më tani mund të fshehin planete të tjerë, e me gjasa edhe nga ata që orbitojnë në atë që njihet si “zona e jetës”, larg yllit të vet mjaftueshëm për të mos qenë top zjarri dhe afër mjaftueshëm sa për të mos qenë i akullt.

“Arkivat tona fshehin një thesar të paçmuar që do të zbulohet në vitet në vazhdim duke shfrytëzuar inteligjencën artificiale”, deklaroi Paul Hertz, drejtor i Divizionit të Astrofizikës në NASA.

“Ky është një zbulim me të vërtetë emocionues dhe ne e konsiderojmë atë një sukses”, shpjegoi eksperti i NASA-s.

Sistemi yjor është rreth 2500 vite dritë larg, dhe planetet e reja të gjetura, Kepler 90i është më i vogli prej tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy