Ministria e Jashtme njoftoi sot përfundimin e procesit screening me Bashkimin Europian duke thënë se Shqipëria ka hedhur një tjetër hap drejt Integrimit, por pa përmendur veton e Greqisë që lidhet me procesin ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.
Pak ditë më parë, Greqia nuk iu bashkua 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian për fillimin e negociatave për grupin e parë të kapitujve që do ti hapte rrugë mbajtjes së konferencës së dytë ndërqeveritare.
Si Tirana ashtu edhe Shkupi shqyrtohen në bllok mbi reformat e bëra në rrugën e integrimit ndaj mbetet për tu parë nëse vetoja greke do të bllokojë procesin vetëm për Shqipërinë apo edhe Maqedoninë e Veriut.



