Ministrit të Mbrojtjes Vulin dhe delegacionit serb të Mjeksisë Ushtarake i ndalohet hyrja në Kosovë

Ministrit të Mbrojtjes Vulin dhe delegacionit serb të Mjeksisë Ushtarake i ndalohet hyrja në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin dhe delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Mjekësisë Ushtarake nuk u lejuan të vizitojnë Qendrën Klinike dhe Spitalore të Mitrovicës veriore, bëhet e ditur nga kabineti i tij.

Ministri i Mbrojtjes Vulin, ka reaguar ashpër pasi autoritetet kosovare i kanë ndaluar atij futjen brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Përgjatë një vizite në Nish, derisa ka folur për gazetarët, Vulin ka sulmuar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinajn, se është një ‘gënjeshtar, shkruan Blici serb.

Këto akuza drejtuar kryeministrit Haradinaj, ai i ka bërë pasi që kreu i Qeverisë së Kosovës i kishte thënë kryeministres serbe në Poznan se nuk ishte e vërtetë që Kosova ua ka ndaluar hyrjen zyrtarëve të Serbisë.

Vulin thotë se qëndrime të tilla të Kosovës tregojnë se ata nuk i dëshirojnë serbët brenda territorit të tyre.

“Ramush Haradinaj dhe qeveria e tij edhe një herë kanë treguar se ata janë gënjeshtar, dhe që nuk dëshirojnë serbët në territorin e tyre”, tha Vulin para gazetarëve.

Ministria tha se vizita e planifikuar kishte vetëm një karakter humanitar dhe se përfaqësuesit e ministrisë me udhëheqësit e Mitrovicës së Veriut, synonin të diskutonin për përmirësimin e bashkëpunimit që institucioni kishte me ministrinë për gjashtë vitet e fundit dhe ndihmën e mëtejshme në atë qendër mjekësore në të cilën trajtohen serbët dhe shqiptarët në Kosovë. (Përgatiti Zana Beja)

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy