Ari Rex, fotografi botëror i Galaksisë: Nga Vlora, pasioni mu shndërrua në profesion në Australi

Ari Rex, fotografi botëror i Galaksisë: Nga Vlora, pasioni mu shndërrua në profesion në Australi

Arlind Rexhepaj, fotografi shqiptar, që në Australinë e largët njihet me pseudonimin Ari Rex, në një intervistë për mikrofonin e “Zgjohu me MCN”, vjen në një rrëfim për jetën dhe profesionin e tij.

Ai rikujtoi ikjen e tij nga qyteti i lindjes, Vlora, për të emigruar fillimisht në Itali e më pas në Australi, ku ndërtoi jetën dhe gjeti veten në pasionin e tij, fotografinë.

I rritur në Vlorë deri në 16 vjeç, dhe pastaj emigrova në Itali, në 1991, njëherë më kanë kthyer dy herë, në anije gjeta vëllain dhe u bashkuam.

Pasi kisha jetuar në Itali, Australia ishte si një fishekë rezerve për mua. Mua më pëlqejnë motorët, dhe kisha parë një revistë që ishte natyra.

Fotografia ka qenë gjithmonë një hobi i imi, një interes i përhershëm i imi, por se kisha menduar se do bëhej profesion për mua.

Thjesht u bëja foto familjarëve, me shoqëri, sepse kur u bëja unë foto, kishte njëfarë mendimi pas ajo foto. E zhvillova këtë ide, kur shkova në Melburn në 1998 jetova deri ne 2010, njoha edhe gruan atje dhe pas disa kohe vajtëm të takojmë prindërit e gruas në Kambera, dhe atje ishte një moment që 2010, pasi Kambera ishte një qytet i vogël dhe i thashë gruas që do rrimë këtu më shumë dhe i thashë të jetojmë këtu.

Fillova fillimisht në Kambera, bënim ecje në natyrë. Kambera ndodhet 500-600 metra mbi nivelin e detit, është klimë e thatë, nuk ka lagështirë dhe aty natyra duket më e pastër, çfarë shikon syri kamera e kap. Më pëlqente të dilja natën me motor, dhe kur ndaloja sipër malit dhe shikoja yjet, shikoja Rrugën e Qumështit në Vlorë, dhe më thonin më bën një foto. Isha në fillimet  mia, më filloj në mënyrë organike, e bëjë për veten time.

Ari Rex veçon nga karriera e tij titullin e fituar ndër fotografët më të mirë të botës për natyrën, si një nder të pakrahasueshëm profesional.  

Hera e parë që më gëzoi ishte kur shita një foto me re, një foto me vranësira në kontrast me tokën, krijon shumë rrufe me drita, dhe kam pasur fatin të marrë disa tituj me ato rrufe.

Dal më 2-3 kamera që dal të kap rrufetë, njëra e kap me censor në mënyrë automatike.  

Fotoshopi përdoret që të nxjerrësh sa më afër atë që shikon syri.

Si arritja ime më e madhe në jetën time profesionale  kur fitova titullin si fotograf i përgjithshëm i natyrës në tërë botën, ishte diçka që më la pa gjumë 2-3 ditë.

Akoma edhe sot se besoj veten dhe në një kompetecionm ‘Internacional fotografy awards’ që është më i madhi në botë, dhe ajo ndodhi në kohën e covidit, dhe kur mora trofenë në Amerikë, por e mora online dhe ma dërguan trofenë, 20 mijë njerëz që konkurrojnë aty. Ishte një foto e rrufeve, sepse në Kambera stinët janë interesante, për së mbrapshti atje, por që fotot dalin fenomenal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy