
Kryetar i Sindikatës së Mjekëve, Gent Stroni, thotë se stafi i Urgjencës në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, nuk është i mangët, por se kohëve të fundit ka një rritje të numrit të pacientëve që kërkojnë ndihmën e parë.
Duke folur për studion e lajmeve të MCN TV, mjeku deklaroi se ky staf ballafaqohet me rritjen e infektimeve të Covid këto ditë por edhe me sëmundje të tjera që janë prezent ne këtë periudhë kohore.
Sipas tij, ka hapësirë për mjek dhe infermierë dhe se Shqipëria është e fundit në Europë dhe se për 1000 banorë ka dy mjekë, duke nënvizuar se në behar kërkesat janë më të larta për staf mjekësor dhe kur kemi të bëjmë me situata si rritja e numrave të Covid dhe kërkesave të mëdha në Urgjencë.
I pyetur nëse punësimi i mjekëve dhe infermierëve në Shqipëri bëhet nga grup monopol i politizuar, siç deklaron Shoqata e Infermierëve, ai tha se në këtë moment që jemi, nuk ngelet mjek pa punë.
Praktikisht vendet e punës janë të shumta dhje kërkesa e tregut është e shumtë. Për infermierët nuk them dot kështu, pavarësisht se dalja nga shkolla të ndryshme në vend është numër i madh në vend.
Një pjesë e mirë e tyre largohen në vende ku pagesa është më e mirë. E njëjta gjë ndodh edhe me mjekët. Një pjesë e tyre largohen, kërkojnë kushte më të mira, pagesa më të mira dhe që rendimenti i jetës së tyre kur kanë mundësi për të pasur një jetë më të mirë, kjo është ajo që tregojnë.
Pandemia tregoi se mjekët shqiptarë janë shpërndarë në gjithë rruzullin dhe i gjejmë të shpërndarë. Për sa kohë janë të shpërndarë përgjatë gjithë rruzullit, tregon se shkolla dhe përpjekjet e tyre kanë qenë frytdhënëse në vendet ku kanë shkuar.
A ka nevoja në Shqipëri? Sigurisht që ka! Universiteti Mjekësor i Tiranës, këtë vit ka menduar për rritje të kapaciteteve të thithëse të mjekëve dhe infermierëve, do ketë shifër më të lartë për pranimin e tyre.
Në të njëjtën kohë kanë filluar dhe struktura të tjera private, kanë filluar të afrojnë studentë për mjekësi. A do mundet që këto hyrje të reja të përballojnë pas 6 vitesh kërkesat e rritura të stafit që largohet?
Përherë do jemi vend që do kemi nevoja të shumta për staf mjekësor se përherë stafi do jetë në kërkim të kushteve dhe pagesave më të mira gjë që nuk sigurohet në vendin tonë.
Kushdo nga ne mendon që për të ardhmen e vetë apo familjes kërkon më të mirën e mundshme që e gjen jashtë Shqipërisë.
Lidhur me infektimet e shtuara ditëve të fundit të Covid, Stroni deklaroi se në të gjithë botën ka rritje të variantit të fundit të Omicron BA4 dhe BA5, por se ka një gjë të mirë, pasi ngelet në pjesën e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes dhe nuk zbret në rrugët e poshtme në masën e gjerë.
Mund të ketë edhe persona që do kenë problematika të rënduara. Ajo që po shohim në këto dy javësh, janë raste, që përgjithësisht kalojnë në kushte ambulatore, e keqja është se duke qenë në pjesën e sipërm të traktit respirator ngelet relativisht për një periudhë relativisht. Tamponi del pozitiv edhe në ditën e dhjetë dhe kjo do të thotë që është i aftë që ta përcjellë edhe te personat e tjerë.
Ndoshta ka ardhur sërish koha për mbajtjen e maskës, për të marrë një ngarkesë sa më të ulët virusale ose të sëmurët duhet ta mbajnë maskën, për mos t’ua transmetuar të tjerëve.
U pa qartë që me variantin e Omicron nuk patëm ndonjë benefit të madh si pasojë e vaksinës. Vaksina nuk arrin ta mbrojë totalisht një person.
Por të qenit me antikorpe do të thotë të mos kemi stade të rënduara dhe problematika. E mira është ta parandalojmë, pasi edhe nëse bëjmë një krahasim të shenjave që Covidi lë, predispozojnë pasojat më të mëdha tek personat pa vaksinë.



