Shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë – Thanës, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Korçë kanë sekuestruar 54 kg drogë në kamionin i cili po tentonte të kalonte pikën kufitare për të dalë jashtë Republikës së Shqipërisë. Në pranga është vënë drejtuesi i kamionit, shtetasi Gentian Qarri.



