
Fotografi kanadez, Edward Burtynsky, është një mjeshtër i pasqyrimit të epokës postindustriale. Fotot e tij, të kapura nga helikopteri ose në disa raste edhe nga sateliti, paraqesin një realitet shpesh më të zymtë se ai që ne shohim çdo ditë.
Fotot e tij të mëdha dokumentojnë dëmet që ne i bëjmë natyrës, që nga gërmimet e minierave, shpyllëzimet, grumbullimi i mbeturinave industriale etj.
“Shumica e njerëzve do të ecnin nëpër një grumbull gërmimi dhe do të mendonin se aty nuk ka asgjë që ia vlen të fotografohet", thotë Burtynsky.
“Në fakt ka gjithmonë, vetëm duhet të shkosh atje dhe ta gjesh atë që të duhet", shton ai. Një nga fotot e tij më të famshme është ajo e një mali gomash të hedhura në Kaliforni.
“Firma e njerëzimit” quhet ekspozita që Burtynsky ka hapur në Floëers Gallery në Londër në 17 tetor deri në 24 nëntor 2018.



