Kraja: Misioni i PD për të shpëtuar vendin nga narkoshteti. Ikja e të rinjve, tragjedia e një kombi që po vdes

Kraja: Misioni i PD për të shpëtuar vendin nga narkoshteti. Ikja e të rinjve, tragjedia e një kombi që po vdes

Shefi i kabineti në Partinë Demokratike Akil Kraja në emisionin ‘Stay Tuned’ në MCN TV teksa foli për detyrën e re në këtë parti u shpreh se për të është një privilegj që të punojë në krah të Sali Berishës.

Ai tha se u shty për të pranuar këtë post nisur dhe nga situata ku ndodhet vendi dhe se duhet shumë ambicie dhe punë për të pasur një vend demokratik. Sipas tij, ky është një mision i PD për të shpëtuar Shqipërinë nga eksodi, nga vjedhja, nga abuzimi.

Prej fitores të Berishës në krye të PD, ai më propozoi të jem pjesë e kabinetit të tij, e pranova me kënaqësi, më shumë privilegj, pasi situata ku gjendet vendi rithemelimi i strukturave politike dhe rajonale e Shqipërisë bën që sot politika të prodhojë dhe tension të mos jetë detyrimisht një hapësirë zgjidhjesh për shkaqe që lidhen me pengmarrjen e shtetit, me narko-ekonominë, shit-blerjen e votës, dhe ne si opozitë na duhet të jemi në ambicie për të pasur një shtet demokratik. Në radhë të parë Berisha është një institucion në sensin e mënyrës se si ai punon, por dhe artikulimin enciklopedik. Ka një energji dhe pasion për politikën, për mënyrën se si shërben. Ne jemi shumica tani aty dhe në fund të fundit ky është etaloni matës për ti shërbyer atij, demokratëve dhe shqiptarëve, të gjithë atyre që kanë etje për ndryshim për një Shqipëri si gjithë Evropa për një vend të çliruar nga narkoshteti. Ky është misioni ynë të shpëtojmë Shqipërinë nga eksodi, nga vjedhja, nga abuzimi dhe PD një parti historike kërkon të jetë përsëri aty ku shkruhet historia, ku hidhen themelet për një të ardhme të begatë.

I pyetur pse po ikin të rinjtë, Kraja tha se rinia është e zhgënjyer dhe e shohin mjaft të vështirë ndërtimin e familjes së tyre Në Shqipëri.

E para sondazh pas sondazhi rezulton se rinia është e zhgënjyer nga sistemi arsimor në vend, nga pritshmëritë e pagave dhe meritokracia, nga një sistem ekonomik që nuk privon të aftin por militantin partiak. Pra të rinjtë shprehen se si mund të ndërtojnë familjen këtu në një realitet ku emërimet janë ende partiake, ku administrata e shtyp sipërmarrjen e re. Kjo është drama që po kalon Shqipëria sot që u thotë të rinjve që alternativa e vetme është bari në Londër. Kjo është tragjedia e një kombi që po shuhet dhe po vdes, sepse aty ku të rinjtë largohen ky është realizmi kriminal realist.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy